Lajmet e fundit

Rrugët e Barcelonës u bënë det me flamuj “estalada” teksa përkrahësit e pavarësisë së Katalunisë u shfaqën në masë para referendumit më 1 tetor.
Një milionë katalunas u mblodhën në Barcelonë për të thirrur për pavarësi tre javë para se rajoni të mbajë referendum se a dëshiron që të ndahet nga Spanja.
Për të gjashtin vit radhazi, Dita Kombëtare e Katalunisë u shfrytëzua për tubime politike në kuadër të lëvizjes pro-pavarësisë së këtij vendi.
Organizatorët thanë që 450 mijë njerëz ishin regjistruar për këtë ngjarje, dhe Policia e Barcelonës më vonë postoi në Twitter duke thënë se një milionë vetë ishin shfaqur.