Lajmet e fundit

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë të re për ta luftuar kancerin, duke i bërë qelizat tumorale të varura nga droga, që ato i vret në pak minuta, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Teknika e quajtur “mito-priming”, po konsiderohet nga studiuesit si shumë inovative në betejën kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
Shkencëtarët e Institutit Beatson në Glasgow, që drejtohet nga Instituti i Kancerit të Britanisë së Madhe, e ka zhvilluar këtë teknikë të rëndësishme, gjatë kohës sa po përpiqeshin të zbulojnë se çfarë i vret këto qeliza kancerogjene.
Kjo teknikë do të përdoret në identifikimin e ilaçeve të reja kundër kancerit, të ashtuquajtura “BH3-mimetics”.
BH3-mimetics, janë ilaçe shumë premtuese për të ardhmen, të prodhuara posaçërisht për mbytjen e qelizave tumorale.