Lajmet e fundit

Beyonce ka treguar barkun e saj në rritje për shkak të shtatzënisë me një fustan të zi të shkurtër e me material plishi.
Ajo është dukur shumë bukur derisa mori pjesë në festën e ditëlindjes së njerkut të saj.
Këngëtarja e njohur që po pret binjakë ka postuar disa fotografi nga kjo festë.
Queen B kishte zgjedhur që fustanin e saj ta kombinonte me çizme shumë të gjatë dhe më një çantë Gucci që kushton rreth 5000 dollarë, transmeton Klan Kosova.
Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm shumë familjarë e miq të këngëtares, e mes tyre pa dyshim edhe nëna e saj, dhe mikja e saj, ish anëtarja e Destiny’s Child, Kelly Rowland.
Qysh prej datës 1 shkurt kur Beyonce bëri publike shtatzëninë e saj, ajo nuk ka pasur frikë të tregojë format e saj trupore.
Madje duket se ajo këtë e bën me shumë krenari!