Mayte Garcia, ish gruaja e legjendës së muzikës Prince, do të shkruaj një libër mbi përvojat personale nga jeta me muzicientin, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Libri që do të titullohet “The Most Beautiful”, do të përmbledhë lidhjen dhe martesën e çiftit dhe humbjen e dhimbshme të djalit të tyre në vitin 1996.
Shtëpia botuese e librit, Hachetter ka thënë se kjo vepër që shpalos të fshehta nga jeta e Prince, do të publikohet në prill të vitit 2017, në përvjetorin e parë të vdekjes së tij.
“Lidhja jonë ishte e rrallë”, ka thënë Garcia.
“Kam dashur që ta ndaj me të tjerët historinë e dashurisë tonë, me baticat dhe zbaticat që kishte. Ky njeri do të jetë gjithmonë pjesë e familjes time”, ka thënë ajo.
Ata ishin takuar në prapaskenë në një koncert të Prince në vitin 1990, kur Garcia ishte vetëm 16-të vjeçare.
Ajo e kishte tërhequr vëmendjen e tij si valltare, pasi nëna e saj i kishte dërguar këngëtarit një video të sajën duke vallëzuar, me shpresën se ai do ta punësonte.
Prince dhe Garsia punonin bashkë dhe më pas u dashuruan e u martuan në vitin 1996. Ata kishin pasur edhe një djalë mirëpo ai vdiq pak javë pas lindjes për shkak të një defekti në kafkë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.