Lajmet e fundit

Policia franceze ka bërë të ditur se kanë gjetur një jelek vetëvrasës, të ngjashëm me rripat vetëvrasës që janë përdorur gjatë sulmeve të 13 nëntorit në kryeqytetin francez ndërsa jeleku është gjetur i braktisur në një grumbull rrënojash në jug të Parisit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Burime të sigurisë kanë thënë se është ende herët të konstatohet nëse jeleku i gjetur i përket Abdeslamit.
Zyrtarët francezë kanë thënë se analizat e laboratorit kanë treguar se materiali shpërthyes në jelek, është i njëjtë me atë që është përdorur nga shtatë sulmuesit vetëvrasës në Paris.
Përgjegjësinë për këto sulme, që kanë lënë të vrarë e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.
Autoritetet franceze dhe belge janë ende në kërkim të njërit prej sulmuesve të dyshuar të Parisit.
SHBA-ja ka lëshuar një alarm të udhëtimit në mbarë botën në përgjigje të sulmeve. Kryeqytetin belg Bruksel mbetet në gatishmëri të lartë. Shkollat dhe metrot do të qëndrojnë të mbyllura të martën.