Lajmet e fundit

Duket se për çiftin e famshëm Brangelina, shprehja “çka fluturon nuk hahet” nuk ka aspak vlerë.
Siç duket nuk ka blerje që aktorët e famshëm nuk mund ta realizojnë. Së fundmi, një Web site në Greqi “Greek Travel Pages”, kanë njoftuar se Pitt dhe Jolie po shikojnë mundësitë e blerjes së ishullit Gaia në Ekinadhes në Detin Jon, me një vlerë afër 5 milionë dollarë.
Nëse blerja realizohet me sukses, Angelina dhe Brad, do të shndërrohen kështu në fqinjë të Emirit të Katarit, Hamad bin Khalifa i cili është pronar i ishujve të arkipelagut.