Lajmet e fundit

Ilaçi Montelukas, që përdoret për astmë, mund të shkaktojë ankthe dhe probleme të tjera mendore, pohon një studim.
Montelukas, që shitet në SHBA si Singulair, shpesh përshkruhet si ilaç për astmë, dhe është një nga 18 ilaçet më të shitura në shekullin XXI, sipas Forbes.
Ilaçi është kontradiktor sa i përket pohimeve që i mungon efikasiteti, dhe shkakton reagime të kundërta, që e ka detyruar administratën e Ushqimit dhe Ilaçeve të kërkojë një klasifikim më të mirë.
Ekspertët analizuan ilaçin dhe cilat simptoma mbizotëruese i shkaktonte për përdoruesin.
Ata gjetën që montelukast shkaktoi një rritje sa i përket anktheve dhe problemve mendore tek fëmijët, që thanë se duhet të paralajmërohen nga mjekët kur ky ilaç të përshkruhet.
Hulumtuesit nga Universiteti i Groningenit në Holandë, analizuan efektet e kundërta të reagimeve të këtij ila?i të mintelukastit tek fëmijët dhe të rriturit.
Ky ilaç llogaritet të jetë shumë profitabil pasi që ka shitur më shumë se 5 miliardë në ilaçe për çdo vit.