Lajmet e fundit

Një vrasje ka ndodhur sonte në një lokal në hyrje të Lipjanit.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.
Beka ka thënë se prokurori i rastit ka arritur tashmë në vend të ngjarjes por që akoma nuk dihen detaje të tjera lidhur me këtë rast.
Ai ka deklaruar po ashtu se nuk dihet saktësisht se për çfarë lokali bëhet fjalë.
Një vrasje e ngjashme ndodhi ditë më parë në Suharekë ku punonjësi i një kazinoje mbeti i vrarë gjatë grabitjes në lokalin ku ai punonte.