Lajmet e fundit

Një konflikt mes dy grupeve përfundoi në shkëmbim zjarri armësh paraditen e kësaj të mërkure në Mamurras. Për pasojë, 4 persona janë plagosur rëndë dhe ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa një i pestë humbi jetën nga plagët e marra.
Konflikti me armë nisi mes dy fiseve, konkretisht fisi Mamli dhe Tafa, dhe u shënua në qendër të qytetit të Mamurrasit, pranë godinës së Bashkisë. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, Enrik Mamli, i cili është i plagosur, ndërsa viktima që humbi jetën është Naim Tafa.
Sipas burimeve policore, autori i arrestuar si një prej të dyshuarve kryesorë mësohet t’i ketë zënë pritë familjes Tafa, që udhëtonte me një automjet me targë AA077CN, ndërkohë mësohet gjithashtu se edhe një ditë më parë janë përfshirë në një konflikt, për motive ende të panjohura, raporton Top Channel..