Lajmet e fundit

Një person ka vdekur pas të shtënave me armë në qendër të Vjenës, në Austri.
Raportohet se nga të shtënat është lënduar edhe një person tjetër, por kjo nuk është konfirmuar.
Policia më herët ka thënë se dy persona janë qëlluar në Vjenë dhe se një hetim është duke u zhvilluar, transmeton Klan Kosova.