Rusia ka nisur një sulm "masiv" me dron në kryeqytet, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ndërsa një repart materniteti në Odesa është shënjestruar gjithashtu.
Sulmi me dron në Odesa goditi objekte mjekësore dhe ndërtesa banimi, duke vrarë një burrë 59-vjeçar dhe duke plagosur katër të tjerë.
Në kryeqytet, shërbimet e emergjencës u thirrën në katër rrethe disa orë pas mesnatës të së martës, tha Klitschko në aplikacionin e mesazheve Telegram, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Sulmet e fundit vijnë pas sulmit më të madh me dron të Rusisë në Ukrainë të hënën. Moska tha se ky sulm ishte një masë hakmarrëse për sulmet e fundit të Ukrainës brenda Rusisë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.