Lajmet e fundit
Ka humbur jetën një person në një aksident trafiku që ndodhi në orët e mëngjesit të së mërkurës në rrugën Skenderaj – Komoran, përkatësisht në fshatin Polac. Klan Kosova mëson se viktima ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Një person e ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku që ndodhi që ndodhi sot në në rrugën Skënderaj – Komoran, përkatësisht në fshatin Polac.
Lajmin e bën të ditur për Klan Kosova zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një veturë ka humbur kontrollin meqë rast ka dalë nga rruga ,dhe nga aksidenti ka rezultuar një i vdekur i moshës 39 vjeçare dhe një tjetër i lënduar i moshës 43 vjeçare i cili është jashtë rrezikut për jetë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit” shtoi Zahiti
Klan Kosova merr vesh se viktima ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës.