Një person ka vdekur edhe shtatë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Galicë të Vushtrrisë.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, tha për Klankosova.tv se në aksident është përfshirë një veturë.
"Si pasojë e lëndimeve të pësuara rreth orës 11:00 nga SHSKUK-ja është raportuar se ka humbur jetën shoferi i veturës viktima H. S., 59 vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe shtatë pasagjeret që ndodheshin në automjet", deklaroi Zaiti transmeton Klankosova.tv
Zaiti theksoi se nga hetimet e para të zhvilluara në vendngjarje, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ku për pasojë vetura përfundon jashtë rruge.
"Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore", shtoi ai.
https://klankosova.tv/aksidentohet-kombi-busi-me-nxenes-ne-vushtrri-vdes-shoferi/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.