Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit atje një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 12 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 93 pacientë, teksa janë bërë 2 mije 170 raste, transmeton Klankosova.tv.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë shënuar 132 mijë e 309 raste pozitive, 129 mijë e 308 pacientë janë shëruar, kanë humbur jetën 2 mijë e 450 njerëz ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 551 raste aktive.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.