Lajmet e fundit

A e keni ditur qe një e treta e furnizimeve me sheqer në botë ve nga një varietet special i rrepave të kuq.
Rrepat e kuq janë perime të cilat kanë shijen e tokës dhe njëkohësisht janë të ëmbla gjatë konsumit, transmeton Klan Kosova.
Kanë një ngjyrë të errët të kuqe, kështu që nëse nuk keni kujdes gjatë pastrimit të tyre duart tuaja mund të marrin një ngjyrë të kuqe të errët.
Për këtë arsye në Rusi përdoren si shtesë në një supë tradicionale për t`i dhënë ngjyrën e errët.
Mirëpo përveç kësaj, rrepat e kuq kanë edhe dobi të shumta shëndetësore.
Nëse konsumohet një gotë gjatë ditës prej rrepave të kuq, kjo i siguron organizmit 92 përqind të vitaminës A.
Rrepat e kuq janë edhe burim i hekurit, potasiumit, vitaminës B dhe magnesiumit. / klankosova.tv