Jennifer Lopez, jo vetëm që do të festojë Ditën e Shën Valentinit me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez, por do ta bëjë edhe publikimin e komedisë së saj të re romantike, filmin “Marry Me”.
Filmi do të ketë një kast interesant me J-Lo, këngëtarin Maluma dhe Owen Wilson.
Për çfarë flet filmi?
“Bëhet fjalë për një yll pop-i që përfundon duke u martuar me një fans të rastësishëm nga audienca”, u shpreh Lopez në fillim të këtij viti në The Tonight Show me Jimmy Fallon.
Ajo vazhdon:
“Ajo martohet me një mësues matematike nga audienca, i cili luhet nga Owen Wilson."
Po Maluma ku hyn këtu?
Edhe Maluma ka një rol protagonist, si dashuria e Jennifer Lopez, përpara se ajo të martohej me fansin nga salla.
“Unë bëra një album bashkë me këtë film, kështu që të gjitha këngët e përdorura do të jenë të reja, do të ketë muzikë të re me të, për mua është shumë emocionuese”, shtoi ajo, shkruan anabel. Mësohet se Jennifer Lopez do të ketë 6 deri në 8 këngë të reja, ndërsa Maluma 2 ose 3.
"Marry Me", do të publikohet në ditën e Shën Valentinit, 2021.
https://twitter.com/JLo/status/1305537013718953985?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1305537013718953985%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fanabelmagazine.com%2Fnews%2F52490%2Fnje-film-qe-ben-bashke-jennifer-lopez-dhe-malumen
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.