Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë sot e ka organizuar një diskutim publik për të shënuar Ditën Botërore Kundër Duhanit.
Përfaqësuesi i ministrisë së shëndetësisë dhe koordinatori për kontrollin e duhanit, Faik Hoti, ka thënë se kjo ditë na shërben që të sensibilizohemi për pasojat që sjellë konsumimi i duhanit dhe që të ngritët niveli i zbatimit të ligjit për kontrollin e duhanit.
Aty u tha se do të ishte mirë nëse do të mund të arrihej që secila ditë të jetë pa duhan dhe se ministria e shëndetësisë për momentin është duke punuar në përfundimin e ligjit sekondar për vërejtjet e kombinuara dhe për vendet ku lejohet duhanpirja.
Në lidhje me këtë problematikë foli edhe Ibrahim Tërshnjaku nga inpektorati sanitar, i cili tha se janë duke u munduar që ta zbatojnë ligjin për kontrollin e duhanit, por që sipas tij, kanë sfida. Ai përmendi se një pjesë të fajit këtu e kanë edhe një numër inspektorësh në nivel vendi, të cilët sipas tij nuk po e zbatojnë me përpikëri ligjin, duke e theksuar se ende duhani konsumohet brenda kafebareve.
Sipas Tërshnjakut, as politikat komunale nuk është se këtë dukuri e kanë shumë me prioritet.
Për problemet që sjellë duhanpirja foli edhe pulmolog'ja Rukije Mehmeti, e cila tregoi se 1/3 e popullatës botërore vdesin si pasojë e duhanpirjes dhe se numri i kancereve është shtuar.
Në këtë takim u diskutua edhe ideja e rritjes së gjobës, ku ajo e 500 eurove për pronarët e lokave të bëhet 1.000.
Megjithatë është vënë në pah edhe fakti se nga hulumtimet e bëra, vendi ynë ka rënie të konsumit të duhanit nga vitet e kaluara.