Lajmet e fundit

Modelja e njohur Gigi Hadid ka pasur një festë të jashtëzakonshme për ditëlindjen e 21-të.
Ajo ka festuar së bashku me miqtë e saj të afërt dhe patjetër që në këtë festë nuk kishte si të mungonte i dashuri i saj, Zayn Malik.
Hadid ka pasur një festë të gjatë të ditëlindjes gjatë tërë vikendit, festë kjo e cila ka përfunduar me pjesëmarrjen në festivalin Coachella.
Në Coachella, Hadid ka shkuar me një aeroplan privat derisa për këtë është kujdesuar mikja e saj, Taylor Swift.
Swift duket se ka treguar edhe njëherë se është një mike shumë e mirë për modelen, duke u kujdesur që në aeroplanin luksoz të sjellë një tortë ditëlindjeje për miken e saj, transmeton Klan Kosova.
“Vikendi i ditëlindjes u realizua ashtu si desha. Një natë në Coachela, falemnderit T” ka shkruar ajo duke iu referuar mikes së saj.
Por, ajo në këtë ditëlindje ka kaluar kohë edhe me familjen e saj dhe partnerin e saj derisa ky i fundit ka ndarë edhe me fansat një fotografi ku shihet bashkë me bukuroshen.
Në këtë vlug fotografish nga ditëlindja e Hadid, nuk kishte si të mos binte në sy trupi i saj, forma perfekte që vetëm një modele e Victoria’s Secret mund t’i ketë.