Lajmet e fundit

Mëngjes i bukur vjeshte, dëgjohen përshëndetjet e punëtorëve ndaj njëri-tjetrit me buzëqeshje në fytyrë.
Filloi orari i punës!
Në një fabrikë prodhuese si Prince Caffe, detyrat dhe përgjegjësitë janë të ndara. Punët administrative, prodhimi, mirëmbajtja teknike e të tjera janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën.
Secili me punët dhe detyrat e veta.
Por si do të ishte nëse punëtorët e administratës t’i bashkoheshin punëtorëve të prodhimit gjatë një ditë pune?! Dhe ashtu vepruam!
Eksperiencë e veçantë! Secili punëtor administrativ zuri vendin në prodhim duke u marrë me kontrollin e pajisjeve dhe materialeve, paketimin dhe shpërndarjen e kafesë, kontrollin e cilësisë, bluarjen, pjekjen dhe çdo detyrë që punëtorët e prodhimit bëjnë çdo ditë.
Në përgjithësi, puna në prodhim të kafesë është shumë teknike dhe kërkon kujdes të madh ndaj cilësisë së produktit. Gjithashtu, mund të jetë një mjedis shumë aromatik dhe frymëzues për adhuruesit e kafesë.
Ishte një ditë fantastike dhe shumë domethënëse, sepse puna e secilit ka një rol të veçantë dhe gjithmonë duhet vlerësuar.