Arban Abrashi, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është bërë baba për herë të dytë, vetëm një ditë para garës së madhe për kryeqytetin, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Abrashi përmes një postimi në Facebook.
“Dua të ndajë me Ju një moment të rëndësishëm për familjen time. U bëra babë për herë të dytë”!
“U gëzuam shumë me ardhjen në jetë të djalit tonë të dytë. Edhe Labja edhe Bebi janë mirë”.
“Qofshin mirë dhe u gëzofshin të gjitha familjet tuaja. Ju faleminderit, të gjithëve për mesazhet”!
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.