Lajmet e fundit

Selena Gomez dhe The Weeknd të premten mbrëma u paraqitën si çift në tapetin e kuq.
Dyshja e lezetshme morën pjesë në festën e Harper’s Bazaar në hotelin Plaza të New York-ut, ku këngëtarja dukej e ëmbël në një fustan ngjyrë pastel rozë, me mëngë të gjata, që e kombinoi me një çantë dore të gjelbër.
Këngëtarja ishte e pranishme në këtë eveniment për ta mbështetur të dashurin e saj, i cili nga revista ishte i nderuar edhe me performancë, transmeton Klan Kosova.