Lajmet e fundit

Një çift refugjatësh nga Siria kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre të porsalindur Angela Merkel, në shenjë falënderimi për pritjen dhe strehimin që u është bërë në Duisburg.
Fëmija u lind në 27 dhjetor, ndërsa prindërit mbërritën në Gjermani 3 muaj më parë.
Zyrtarët e Gjendjes Civile në Duisburg nuk e kanë pasur problem ta regjistrojnë vogëlushen me emrin e kancelares.