Lajmet e fundit

Joe Manganiello mund të jetë bashkëshorti perfekt.
Duket se Manganiello që ndryshe njihet edhe si “Magic Mike” është shumë romantik dhe madje ka zgjedhur edhe një dhuratë krejt të veçantë për bashkëshorten e tij, Sofia Vergara në përvjetorin e tyre të martesës.
“I kam shkruar asaj një libër si dhuratë për përvjetorin e martesës sonë”, ka thënë ai në një intervistë për Cosmopolitan UK, transmeton Klan Kosova.
Po, pra është e saktë – një libër. Duket se këtu nuk flitet vetëm për lule dhe një darkë romantike, ato duken në këtë rast një dhuratë shumë e zakonshme.
Ndonëse, ylli 40 vjeçar nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me librin e tij të ri, ka treguar për temën kryesore.
“Flet mbi atë se si jemi takuar, të gjitha eksperiencat tona. E dua shumë bashkëshorten time”, ka përfunduar Manganiello.
Manganiello dhe Vergara janë kurorëzuar më 21 nëntor të vitit 2015.