Lajmet e fundit

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur rreth orës 12:00 të datës 16 prill.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë - Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin ’’Klinë ’’, njofton policia në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.
Në aksident ishte e përfshirë një veturë civile ku si pasojë e aksidentit një person i moshës rreth 17 vjeçare ka ndërruar jetë , ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK- Prishtinë.
Nga ekzaminimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia, mos përshtatja e shpejtësie me kushtet e rrugës të drejtuesit te automjetit njërit viktimës e rastit, i cili humbë kontrollin ndaj automjetit ku rrokulliset në pjesët anësore të rrugës.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.