Një 12-vjeçar ka vdekur pasi është rrëzuar në një kënd lojërash në Cheshire.
Ai është gjetur me lëndime të rënda në Wharton Recreation Ground pranë Ledward Street, Winsford, Cheshire, rreth orës 18:11 të premten, transmeton Klankosova.tv.
Besohet se i riu ka rënë nga “aparati” i këndit të lojërave, tha policia.
Ai u trajtua nga mjekët, por vdiq në vendngjarje.
Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për të kuptuar se çfarë saktësisht ka ndodhur.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.