Lajmet e fundit

Mungesa e gjumit nuk shkakton vetëm lodhje dhe nervozizëm por mund të ketë edhe pasoja të rënda.
Sipas studimeve shkencore, mungesa e gjumit ul nivelin e inteligjencës dhe rrit nivelin e stresit, transmeton Klan Kosova.
Studiuesit e “Universitetit Bristol” monitoruan stjuardesat e një linje ajrore. Dhe pas këtij studimi dolën në përfundimin se mungesa e gjumit shkakton sëmundje të ndryshme, duke filluar nga dhimbjet e lehta deri tek problemet me zemrën.
Nëse ju flini më pak se 8 orë gjumë në natë, niveli juaj i inteligjencës do të jetë më i ulët ditën tjetër. Gjithashtu rritet edhe rreziku për t`u prekur nga diabeti, ulçera etj.