Lajmet e fundit

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se lideri i partisë së tij, Ramush Haradinaj është arrestuar nga autoritetet franceze, por sipas tij ai është ndaluar në aeroportin e Baselit pas një urdhërarresti të Serbisë të lëshuar që në vitin 2004.
Nitaj i ka bërë thirrje shteteve evropiane që t’i japin fund "lojës së Serbisë me këto urdhërarreste".
Lexoni më poshtë reagimin e Nitaj:
E para lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk është arrestuar por është ndaluar nga autoritetet franceze në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të Serbisë të lëshuar që në vitin 2004.
Njoftimet për arrestimin e tij nuk janë të sakta.Mirëpo pavarësisht prej kësaj, ndalimi i tij qoftë edhe për një kohë të shkurtër, është i papranueshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës!
Kosova është shtet i pavarur dhe qytetarët e saj nuk mund të ndalohen me urdhërarreste të Serbisë dhe është koha e fundit që shtetet evropiane t’i japin fund lojës së Serbisë me këto urdhërarreste, që nuk kanë asnjë bazë ligjore.
Njëkohësisht autoritetet e Prishtinës duhet të ndërprejnë çdo kontakt me Beogradin, derisa ky i fundit të mos heqë dorë nga logjika fashiste e trajtimit të shqiptarëve të Kosovës.