Lajmet e fundit

Shumë njerëz që dikur punonin si gazetar që analizonin e interpretonin zhvillimet politike në vend, tani janë kyçur në politikë. Të gjithë po thonë se dëshirojnë të kontribuojnë drejtpërdrejt për të mirën e vendit
Por, Muharrem Nitaj, është i bindur se do të vazhdojë të jetë i njëjti me analiza e kritika pa u ndikuar nga partia ku aderoi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,transmeton Klan Kosova.
Kontributin e tij më të madh po thotë se do ta jap në rregullimin e imazhit të AAK-së.
Këtë do ta bëjë si drejtues i zyrës së informimit të partisë.
Ndërkaq mohon se përfitimet personale janë arsyeja e aderimit në këtë parti politike.
Kronikë nga Fillojetë Konjuhi