Lajmet e fundit

Nisma për Kosovën ka prezantuar sot aderimet e reja. Këtij subjekti politik sot i janë bashkuar edhe 16 intelektualë, disa nga ta edhe profesorë universitarë.
Me këtë rast, kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, u ka uruar atyre mirëseardhje.
Aika thënë se aderimet e fundit dëshmojnë se Nisma është në rrugë të drejtë. Ai u ka premtuar të aderuarve se do ta kenë hapësirën e nevojshme për ta dhënë kontributin e tyre.
“Ardhja e juaj është lajm jashtëzakonisht i mirë për Nismën. Vendi ka nevojë më shumë se kurrë për kontributin tuaj. Kosova është në udhëkryq të rëndësishëm dhe bashkimi i energjive pozitivë është i domosdoshëm. Qëndrimi juaj pasiv nuk i kontribuon vendit. Pa një shoqëri aktive nuk mund të arrihen synimet tona për një shtet të fortë”, ka thënë kryetari Limaj.
Më tutje, Limaj ka thënë se Nisma është parti e qendrës së majtë socialdemokrate, transmeton Klan Kosova.