Lajmet e fundit

Partia politike NISMA për Kosovën, të shtunën në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar, është miratuar Rregullorja e Punës së Këshillit Kombëtar, po ashtu edhe formimi i Sekretariateve që do të funksionojnë në kuadër të Këshillit Kombëtar.
Në këtë mbledhje ku kanë qenë të pranishëm kryetari i partisë Fatmir Limaj e kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, është zgjedhur edhe Kryesia e NISMA-s, mirëpo ky subjekt në komunikatën që ka dërguar, nuk ka treguar emrat e kryesisë së sapozgjedhur.
Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, kanë diskutuar edhe për situatën aktuale politike në vend.