Lajmet e fundit

Partia parlamentare Nisma për Kosovën, dega në Gjakovë, është konsoliduar edhe me një nëndegë në bashkësinë lokale në Gjakovë.
Kryetari i degës së NISMA-s në Gjakovë, Fazli Hoxha, shpalosi planet e tij për zgjerimin dhe shtrirjen e Nisma-s në Gjakovë, duke krijuar strukturat përkatëse me vizion për përmirësimin e gjendjes në përgjithësi.
Kryetari Hoxha, ju bëri thirrje të gjithëve që “të marrin përsipër angazhimet dhe përgjegjësinë që u takon si pjesëtar të kësaj shoqërie dhe të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes”.
Në takim pati edhe përfaqësues nga niveli qendror i partisë, ku bashkëbiseduan me të pranishmit për fushat që janë në interes të shoqërisë.
Kryetar i nëndegës në bashkësinë e parë (I /1) lokale në Gjakovë, u zgjodh, Nevruz Deva, nënkryetar, Valdrin Dula, sekretar, Megi Tahiraj, e poashtu u zgjodhën edhe anëtarët e kryesisë së nëndegës I/1, të NISMA-s për Kosovën në Gjakovë.