Lajmet e fundit

Nisma për Kosovën përmes një njoftimi për media ka falenderuar anëtarët, simpatizantët dhe gjithë shqiptarët që sot me prezencen e tyrë manifestuan në mënyrë paqësore për Republikën.
"NISMA për Kosovën vlerëson se ky manifestim masiv që u mbajt sot në Prishtinë, nën organizimin e opozitës së bashkuar, ishte mesazhi më i mirë që ju dha koalicionit qeverisës, që të reflektoj rreth marrëveshjeve të dëmshme për vendin"
"Sot Kosova i tha Jo Zajednicës, Jo Demarkacionit", thuhet në një njoftim për media të kësaj partie, transmeton Klan Kosova.