Lajmet e fundit

Vazhdimi i paraburgimit për deputetët e partive opozitare dhe arrestit shtëpiak sipas partisë Nisma do të dërgojë në një përshkallëzim të situatës.
Në një komunikatë të tyre thuhet se atyre këto masa iu janë shqiptuar nga një gjykatë politike dhe se është regjimi i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që do të qoj në këtë përshkallëzim.
Nisma bënë thirrje për organet e shtetit, prokurorisë dhe gjyqësorit të bëjnë ndërprerjen e zbatimin të urdhrave politik.
Sipas tyre të gjitha këto veprime janë të paligjshme dhe ftojnë që këto organe t’i kthehen zbatimit të ligjit dhe jo urdhrave politik, njofton Klan Kosova.