Lajmet e fundit

Nismës Socialdemokrate në Suharekë i janë bashkuar 222 anëtarë të rinj të moshave e profileve të ndryshme. Prezantimi i aderimeve të reja është bërë të enjten në mbrëmje, ku prezent ishte edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj.
Limaj iu uroi mirëseardhje anëtarëve të ri për të cilët tha se do ta kenë gjithë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre profesional.
Aderimet e reja, sipas tij, gjithandej vendit tek Nisma Socialdemokrate tregon se njerëzit po e vlerësojnë Nismën si adresë të mirëfilltë politike.
“Ardhja e juaj në Nisma Socialdemokrate do ta fuqizoj edhe më shumë Nismën jo vetëm në Suharekë, por edhe në qendër. Ju keni ardhur në shtëpinë tuaj dhe ne ndihemi më të fuqishëm. Ju siguroj se nuk do të ju zhgënjejmë”, ka thënë Limaj, njofton Klan Kosova.