Lajmet e fundit

Kryesia e NISMA-s e kandidatët për kryetarë komunash, u mblodhën në Prishtinë për të hapur fushatën e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, njofton Klan Kosova.
Fjalën i pari e mori Sekretari i këtij subjekti, Bilall Sherifi, i cili kujtoi edhe njëherë se si NISMA u nis në rrugëtimin politik, e edhe u nda nga PDK-ja.
Në fjalimet e liderëve të Nismes u tha se kjo parti ka profil social-demokrat dhe do kujdeset për mirëqenien e qytetarëve.
NISMA në këtë takim shpalosi edhe sloganin e saj për këto zgjedhje:"Koha për NISMËN"
Kronikë nga Donika Lamaxhema