Lajmet e fundit

Deri më tani në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në lidhje me lirimin e Nehat Thaqit, janë propozuar tre draft rezoluta.
Ndërsa, pika e dytë, pezullimi apo ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, është përkrahur edhe nga grupi parlamentar i NISMA-s.
“Në qoftë se kjo pikë, ndërprerja apo pezullimi i bisedimeve me Serbinë, atëherë nuk po e kuptoj se për çfarë është bërë kjo rezolutë. Në qoftë se për bashkësinë ndërkombëtare më të rëndësishme janë bisedimet me Serbinë se sa lirimi i Thaçit, atëherë le të mbetet ai në burg dhe ne po i ndërpresim bisedimet” ka deklaruar deputeti Haxhi Shala, nga Nisma për Kosovën, njofton Klan Kosova.