Nisma për Kosovë vlerëson se Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi duhet të rrëzohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Kjo është përgjigja e partisë që drejtohet nga Fatmir Limaj pas pyetjes së klankosova.tv se a do t’i përkrahin pesë propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje përmes të cilëve do të duhej të realizohet marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
“Ne mendojmë se Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi duhet të rrëzohet sa më shpejt nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, sepse në këto rrethana të krijuara nuk mund të ketë zgjidhje më të mirë se sa rrëzimi i saj nga Kuvendi”.
“Ndërsa, nga momenti që kjo marrëveshje bie, atëherë ne mund të diskutojmë qoftë edhe për rishikimin e saj, por edhe për çështje tjera që rrjedhin mëpas”.
Më poshtë janë pesë pikat e Lëvizjes Vetëvendosje të propozuara dje gjatë një konference për media.
1.Marrëveshja për demarkacionin duhet të jetë në përputhje me rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare Publike.2.Kuvendi i Kosovës duhet të themeloj një komision gjithë-partiak dhe mbi-partiak, që të jap udhëzimet për demarkimin me Malin e Zi. Njëkohësisht duhet të themelohet edhe një komision hetimor, që të hetoj marrëveshjen e 26 gushtit.3.Kryeministri, përmes një shkrese zyrtare, duhet të dërgoj kërkesë homologut të tij nga Mali i Zi, për rishikim të marrëveshjes.
4.Kryeministri, përmes një shkrese zyrtare, të zotohet para institucioneve të BE-së për zgjidhje të drejte në lidhje me demarkacionin, dhe të kërkoj që kjo të mos jetë pengesë për procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset e mëtutjeshme për integrime evropiane.
5.Duhet të organizohet një konferencë shkencore ndërkombëtare në Prishtinë për çështjen e demarkacionit, më njohës vendorë dhe ndërkombëtarë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.