Lajmet e fundit

Subjekti partiak Nisma për Kosovën, ka dal nga koalicioni PAN.
Tani ata do të veprojnë si grup i vetëm parlamentar, transmeton Klan Kosova.
Nisma për Kosovën, fushatën parazgjedhore e bëri zakonisht ndaras nga partnerët e koalicionit e atë kohë derisa po i kërkonte votat e qytetarëve, Fatmir Limaj, dhe partia e tij, e dhanë zotimin se do të funksionojnë si grup i veçantë parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Por, sipas Limajt kjo do ndodhte po qe se sigurojnë numrin e mjaftueshëm të ulëseve në Kuvend, transmeton Klan Kosova.
Për më shumë, kronikë e zgjeruar nga gazetarja Donika Lamaxhema.