Nisma për Kosovën do ta përkrahë protestën e Organizatave Jo Qeveritar që do të organizohet në mbështetje të Lirie Gashit, nënsë së Xheneta Gashit, vajzës trevjeçare që vdiq pasi u zu nga një muri i një shtëpie të vjetër që u shemb ne Zonën Historike të Prizrenit, njofton Klan Kosova.
Lajmin për bështetjen e Nismës për këtë protestë e ka bërë të ditur, deputeti i kësaj partie, Zafir Berisha, në llogarinë e tij Facebook.
“Dega e NISMA-s në Prizren del në mbështetje të protestës që organizohet nga OJQ dhe fton anëtarët, simpatizantët e qytetarët që sa më masovikisht të dalin nesër në protestën që organizohet për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e trevjeçares”.
Protesta do të mbahet më 15 qershor 2016, e mërkurë, në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe fillon në orën 12:00.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.