Lajmet e fundit

Pas largimit nga kandidatura për kryetar të Drenasit të kandidatit të pavarur, Naim Bazaj, ka reaguar Nisma për Kosovën – Dega në Drenas, duke e cilësuar këtë veprim si shitblerje, njofton Klan Kosova.
Më tutje në deklaratën e tyre vazhdojne akuzat ndaj ish kryetarit të PDK-së, duke iu referuar edhe darkës për mësuesit që organizoi ditë më parë në këtë komunë, se ai ishte “kumbara” i këtij pazari.
“Se kishte Pazar pak kush dyshon në Drenas, por kush ishte “kumbara” i këtij pazari? Nëse kihet parasysh darka e mësuesve e organizuar para pak dite, të gjitha rrugët e “kumbarisë” të çojnë ke ish Kryetari i PDK-së, sepse autoriteti i kryetarit të tashëm të PDK-së ishte i pa mjaftueshëm për të realizuar këtë Pazar. Shit-blerja nuk do të ishte ndonjë problem, se njerëzit kanë të drejtë të blejnë e të shiten, por i gjithë problemi është se kjo po bëhet më paratë dhe postet publike” thuhet në deklaratën e NISMA-s.