17.06.2017 · përditësuar para 3332 dite1 min lexim
NISMA për Kosovë, ka konfirmuar se kanë së paku tetë deputetë në koalicionin PAN.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate pas mbledhjes së kryesisë që ka mbajtur kjo parti, njofton Klan Kosova.
“Në këto zgjedhje NISMA për Kosovën ka pasur rritje mbi 40% që është një rezultat shumë i mirë i cili ia mundëson që NISMA për Kosovën në Parlamentin e Kosovës të jetë e përfaqësuar me së paku 8 deputet”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Vetë Limaj në Zonën e Debatit, të Klan Kosovës, ka përmendur emrat e deputetëve të mundshëm nga partia e tij.
Pos vetes, Limaj ka thënë se deputetët tjerë do të jenë: Bilall Sherifi, Haxhi Shala, Zafir Berisha, Albulena Balaj, Valdete Bajrami, Milaim Zeka dhe Enver Hoti.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.