Lajmet e fundit

Dega e NISMA për Kosovën në Drenas reagon pas raportimeve për ndërprerje të energjisë elektrike në qendrat votuese në Çikatovë e Gradincë.
Dega e NISMA për Kosovën në Drenas, vlerëson se ndërprerja e energjisë elektrike lë dyshime se “është duke u planifikuar edhe vjedhja masive e votave në këto qendra që kanë mbetur pa rrymë”.
“Dega e Nismës për Kosovën në Drenas kërkon nga institucionet përgjegjëse si KQZ e Policia që të marrin masa për ruajtjen e votës së qytetarëve të Drenasit”.