Lajmet e fundit

Anëtarë të Nismës për Kosovën në Viti kanë kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Për të pritur anëtarët e rinj të gjithë krerët e Vetëvendosjes shkuan në Viti.
Pakënaqësitë me vendimet e kryesisë së ish-partisë ishin arsye që anëtarët e rinj të Vetëvendosje thonë se ndërruan parti.
Ndërsa Ymeri, tha se ardhja e njerëzve gjatë këtyre muajve të kundërshtimit të keqqeverisjes është një pasuri për LVV-në.
Sipas Ymerit, sa më e madhe që bëhet lëvizja që ai drejton, aq më mirë do t’i kenë punët shteti dhe kombi shqiptar.
Kronikë nga Klan Kosova.