Lajmet e fundit

NISMA për Kosovën është shprehur e shqetësuar për djegien e veturave zyrtare dhe private gjatë ditëve të fundit, duke e dënuar këtë akt.
Në një komunikatë ky subjekt politik deklaron se i cilëson si të papranueshme veprimet që e dëmtojnë imazhin e vendit dhe krijojnë pasiguri për qytetarët e Kosovës.
Përveç se i dënon aktet e djegies së veturave, kjo parti kërkon nga policia hetimin e rasteve, identifikimin personave dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.
Djegia e veturës së gruas së Ministrit Memli Krasniqi, e veturës zyrtare të shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqirit dhe djegia e veturës zyrtare të prokurorit të Prokurorisë Speciale në Mitrovicë Ali Rexha, ende nuk e kanë të emërtuar dorasin.
Mirëpo, të enjten policia ka arrestuar një person të dyshuar për djegien e veturës së gruas së zëvendësministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Bajram Gecajt.
Personi i arrestuar është Alket Zeqiri, i cili akuzohet për djegien e veturës së gruas së zyrtarit qeveritar, është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, arrestimi i tij një montim kriminal dhe fashist, duke thënë se atë ditë kur u djeg vetura, aktivisti po qëndronte në tendat e sheshit bashkë me të tjerët.