Lajmet e fundit

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se ka arritur koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, për të mbështetur kandidatin Shaqir Totaj, në garë për kryetar në ballotazhin e 14 nëntorit.
Shaqir Totaj do të garojë përball kryetarit aktual Mytaher Haskuka.
Kjo u bë e ditur nga dega e kësaj partie në Prizren.
"NISMA Socialdemokrate - Dega në Prizren, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve të raundit të parë me 17 tetor, si dhe në frymën e përcaktimit për një qeverisje ndrsyhe në qytetin tonë, ka vendosur që në balotazh me 14 nëntor, të mbështet kandidatin Shaqir Totaj (PDK-në)".
"NISMA në Prizren edhe në të kaluarën i ka shërbyer ndryshimit, ndryshim që për fat të keq para katër viteve ka qenë më shumë deklarativ se përmbajtësor, e për të cilën edhe qytetarët u bindën se qeverisja e keqe e viteve të fundit duhet të gjykohet me votë, për të cilën strukturat tona të degës dhe nëndegëve, si dhe gjithë aktivistët dhe simpatizantët kudo që veprojnë në komunën e Prizrenit, do të kontribojnë për ndryshim që me të drejtë e presin qytetarët e Prizrenit".
"Mbështetja për Shaqir Totajn me 14 nëntor, është edhe mbështetje e projekteve tona të prezantuara gjatë fushatës nga kryetari Nismës në Prizren, Zafir Berisha".