Lajmet e fundit

Dy liderët e bashkuar të opozitës, Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Fatmir Limaj i NISMA-s, kanë bërë me dije se deputet e këtyre dy subjekteve politike, do të rikthehen në Kuvend pas bojkotimit disa mujor të punës në seancat plenare.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për media, ku dy kryetarët bënë thirrje që projektligji për demarkacionin të mos dërgohet në Kuvend.