Lajmet e fundit

NISMA për Kosovën i ka konsiderua të papranueshme deklaratat siç i ka quajtur fyese dhe denigruese të zëvendës ministrit të Punëve të Jashtëm , Petrit Selimi, ndaj ish kongresistit shqiptaro-amerikan, Joseph DioGuardi.
Në reagimin e partisë së Fatmir Limajt thuhet se ky subjekt e vlerëson maksimalisht kontributin e ish kongresistit shqiptaro-amerikan.
“NISMA për Kosovën, kërkon nga institucionet e Kosovës të distancohen nga deklarata e zv.ministrit Selimi, e në veçanti kërkon nga Ministria e Punëve të Jashtme t’i kërkoj falje publike, sepse një deklaratë e tillë në drejtim të shqiptaro-amerikanit, DioGuardi, i vlerësuar e dekoruar vite më parë nga shteti i Kosovës me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, është fyerje edhe për popullin amerikanë dhe miqtë tanë ndërkombëtarë”, thuhet më tej në reagim.