Lajmet e fundit

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj si dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Jakup Krasniqi bashkë me disa anëtarë të tjerë të kryesisë dhe deputetë, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.
Këto homazhe NISMA i ka bërë për nder të 18 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në shenjë nderimi dhe përulje ndaj veprës së familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari.
Para medieve Limaj ka thënë se si çdo vit në këtë ditë të shenjtë ne nderojmë dhe krenohemi me jetën dhe sakrificën e familjes Jashari, por duke ardhur dhe respektuar familjen Jashari në Prekaz resketohen dhe nderohen të gjithë dëshmorët e kombit të cilët kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.