Lajmet e fundit

NISMA për Kosovë nga sot është shndërruar në parti.
Lajmin e ka bërë të ditur sekretari Bilall Sherifi në profilin e tij në Facebook.
“Pas rrugëtimit dyvjeçar si iniciativë qytetare, nga sot, NISMA për Kosovën është shndërruar në parti politike. Urime gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve”, ka shkruar Sherifi në Facebook, ku e ka bashkangjitur edhe dokumentin.
