Lajmet e fundit

Nisma është rikthyer përsëri me grup parlamentar në Kuvendin e Kosovës.
Kjo u mundësua pasi që deputetëve të koalicionit Nisma Socialdemokrate-AKR, iu bashkua në Kuvend edhe deputeti Veton Berisha, Kryetar i Partisë Liberale Egjiptase.
Nisma ishte pa grup parlamentar prej se iu largua deputeti Haxhi Shala, i cili aderoi tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kësisoj, nga 6 deputet, ky grup mbeti me vetëm 5 deputetë, për qka nuk mundi të operoj si grup parlamentar.
Sekretari i Nismës, Endrit Shala beson se tashti, mund të kontribuojnë shumë më lehtë dhe më më mirë në kuadër të nismave ligjore në Parlament.
E nisma e parë e tyre si grup i ri parlamentar do të jetë inicimi i një debati mbi deklarimet e politikanëve serbë, që më pas të nxirret një rezolutë që shtetet mike ndërkombëtare të bëjnë trysni mbi serbët.